Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: Hazreti Osmani (r.a.) Mon 16 May 2011, 06:24
Osmani (r.a.) është njëri prej katër halifeve të mëdhenj dhe gjithashtu njëri prej sahabeve të zgjedhur që i ka shërbyer Profetit (a.s.) me tërë shpirtin dhe pasurinë e tij, por i cili ka patur edhe fatin të jetë dhëndëri i Profetit. Ai ka kryer shërbime të mëdha si në kohën e Profetit (a.s.), ashtu edhe në kohën e Ebu Bekrit, Omerit, si dhe në kohën kur ishte vetë halife.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: ZOTËRUESI I DY DRITAVE Mon 16 May 2011, 06:26
Osmani (r.a.), i cili pati nderin e madh të martohej me vajzën e Profetit tonë (a.s.), të nderuarën Rukije (r.a.), u hidhërua shumë kur ajo ndërroi jetë. Kur Profeti ynë i dashur (a.s.) e pyeti se përse ishte hidhëruar aq shumë, Osmani (r.a.) e shprehu kështu shkakun e hidhërimit të tij: “O Resulallah! Ajo që më ka ndodhur mua, nuk i ka ndodhur askujt. Me vdekjen e vajzës tuaj Rukije, u pre edhe lidhja farefisnore që kisha me ju...!” Me gjithë propozimet e të afërmve të tij për t’u martuar përsëri, Osmani (r.a.) thoshte: “E kë mund të shoh më si vjehërr përveç Profetit!? Pas martesës me bijën e tij, me kë të martohem përsëri!?” Duke menduar kështu nga shkaku i shkëputjes së lidhjes familjare me atë familje të bekuar, ai zhytej në hidhërim të thellë. Profeti ynë (a.s.), i cili e shihte gjendjen e Osmanit (r.a.), u kënaq shumë nga dashuria dhe lidhja e veçantë që ai tregonte. Si rrjedhojë, ai i dha për bashkëshorte edhe vajzën e tij të vogël Ummu Gulsumin. Pas disa kohësh, kur edhe Ummu Gulsumi ndërroi jetë, Resulullahu (a.s.) tha: “Nëse do të kisha një vajzë tjetër, padyshim që do ta jepja ty.”. Me këto fjalë, Profeti ynë (a.s.) shprehu edhe njëherë dashurinë e veçantë që kishte ndaj Osmanit (r.a.). Osmani (r.a.), i cili ishte i ditur, i sjellshëm, bujar, zemërbutë, i urtë, i turpshëm, njeri i zemrës, modest dhe i dashur, sipas shprehjes së vetë Profetit tonë (a.s.), ishte “ndër të gjithë ashabet e tjerë sahabiu, karakteri i të cilit i ngjante më së shumti atij (profetit)”. Përsëri, nuk ishte parë midis ashabeve ndonjë që të fliste aq bukur sa Osmani (r.a.). Por për fat, ai fliste shumë rrallë.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: SIMBOLI I NJERIUT TË TURPSHËM Mon 16 May 2011, 06:27
Osmani (r.a.), ishte personalitet shembullor edhe nga ana e ndjenjës së turpit. Edhe engjëjt kishin turp prej tij. Një ditë, kur Resulullahu (a.s.) ishte ulur me nënën tonë Aishen (r.a.), Ebu Bekri (r.a.) kërkoi leje dhe hyri brenda. Pas tij hyri Omeri (r.a.) dhe Sa’d ibni Maliku. Por në çastin kur Osmani (r.a.) kërkoi leje për të hyrë brenda, Profeti ynë (a.s.) ndërroi pozicionin e uljes dhe i tha Aishes (r.a.): “Tërhiqu! (Largohu prej këtu)”. Osmani (r.a.) hyri brenda dhe pasi biseduan për pak kohë, kërkoi leje dhe doli. Kur Aisheja (r.a.) pyeti: - Kur hyri babai im Ebu Bekri dhe sahabet e tjerë, nuk e ndërruat pozicionin e uljes dhe nuk më the ‘tërhiqu (largohu)’. (Përse vepruat ndryshe kur erdhi Osmani)? Resulullahu (a.s.) tha: - E si të mos turpërohem nga njeriu prej të cilit turpërohen edhe engjëjt!? Betohem në Allahun se engjëjt turpërohen prej Osmanit, ashtu siç turpërohen prej të Dërguarit të Allahut. Nëse ti do të ishe pranë meje kur të hynte, ai as do të fliste dhe as që do ta ngrinte kokën derisa të dilte. Osmani (r.a.), i cili ishte simbol i ndjenjës së turpit thoshte: “Ruajtja e syrit prej haramit është perde e mirë ndaj epshit.” dhe gjithmonë mundohej të udhëzonte njerëzit në këtë çështje. Sipas një transmetimi të Enesit (r.a.), një ditë, kur ai po shkonte tek Osmani (r.a.), pa në rrugë një grua. Bukuria e gruas i mbeti në mendje. Duke e pasur mendjen tek ajo, arriti tek Osmani (r.a.). Kur pa Enesin (r.a.), Osmani (r.a.) tha: - O Enes! Po hyn këtu në një kohë kur në sytë e tu ka gjurmë zinaje. Enesi (r.a.) i habitur dhe i turpëruar prej këtyre fjalëve, pyeti: - Vallë, a mos vjen shpallje edhe pas profetit? Ndërsa Osmani (r.a.) tha: “Jo, ky është një perceptim dhe intuitë e saktë.” Vlera e lartë që ka pranë Allahut morali i bukur i këtij sahabiu të nderuar, shprehet shumë bukur në këtë hadith: Një ditë, Aliu (r.a.), i solli ujë Profetit (a.s.) me qëllim që ai të merrte abdest. Ndërkohë e pyeti: - O i Dërguar i Allahut! Kush do të jetë personi i parë që do të thirret për llogari në ditën e kiametit?. Profeti ynë (a.s.) iu përgjigj: - Unë. Unë do të qëndroj përpara Allahut sa të dua. Pastaj do të dal prej aty duke mu falur të gjitha gjynahet”. Aliu pyet përsëri: - Po pastaj kush? Profeti ynë (a.s.) tha: - Pastaj Ebu Bekri, (edhe ai) do të qëndrojë para Allahut sa të dojë dhe do të dalë prej aty duke iu falur të gjitha gjynahet. Aliu (r.a.) pyet përsëri: - Po pastaj kush? Profeti ynë (a.s.) u përgjigj: “- Pastaj Omer bin Hattab. (Edhe ai) Do të qëndrojë përpara Allahut dhe do të dalë prej aty duke ju falur të gjitha gjynahet.” Aliu sërish pyeti: - Po pastaj kush? Këtë herë, Profeti (a.s.) thotë: - Pastaj ti. Aliu (r.a.) thotë: - Po Osman bin Affan ku është?. I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) u përgjigj: “Osmani zotëron ndjenjën e turpit. Dëshirova prej Zotit tim që të mos e marrë në llogari dhe Ai e pranoi dëshirën time”.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: NË VENDIN KU NUK PRANOHET I DËRGUARI I ALLAHUT NUK VIJ AS UNË!.. Mon 16 May 2011, 06:28
Osmani (r.a.) e donte Resulullahun (a.s.) më shumë se shpirtin e tij. Edhe një shenjë që ai bënte e konsideronte si urdhër dhe sakrifikonte çdo gjë për ta zbatuar. Kur ishin në Hudejbije, ai shkoi në Mekke si i dërguar i Profetit dhe ju tregoi mushrikëve se qëllimi i tyre ishte vetëm të bënin umre. Mushrikët nuk dhanë leje, por i thanë Osmanit (r.a.) se nëse dëshironte, vetëm ai mund të bënte tavafin në Kabe. Por Osmani (r.a.), duke e treguar edhe njëherë besnikërinë ndaj të Dërguarit të Allahut, ju dha këtë përgjigje të mrekullueshme: “Nëse Profeti nuk e bën tavaf Kaben, as unë nuk mund ta bëj! Unë e vizitoj Bejtullahun (Shtëpinë e Allahut) vetëm pas tij. Në vendin ku nuk pranohet i Dërguari i Allahut nuk vij as unë!..” Në momentin kur në Hudejbije u përhap fjala se Osmani (r.a.) ra dëshmor, Profeti ynë (a.s.) mori besën prej sahabeve se nëse ishte nevoja do të luftonin me mushrikët. Pastaj, vuri njërën dorë mbi tjetrën dhe duke shprehur dashurinë dhe rëndësinë që i jepte atij (Osmanit) tha: “Allahu im, kurse kjo besë është për Osmanin. Padyshim që ai është në shërbimin Tënd dhe të Dërguarit tënd.” Në ato çaste vjen një i dërguar prej mushrikëve, me qëllimin për të lidhur një marrëveshje. Pak më vonë, Osmani (r.a.) kthehet shëndosh e mirë.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: DIELLI I BUJARISË Mon 16 May 2011, 06:29
Osmani (r.a.), i cili zotëronte këtë besnikëri shembullore, shquhej edhe për bujarinë e tij të madhe. Ishte aq bujar sa thoshte: “Sundimi i pasurisë është falënderimi. Ndërsa falënderimi është të dhurosh me bollëk”. Kështu që ai bëhej shembull personalisht në këtë çështje. Gjithashtu, për hir të Allahut ai liroi dhe u bë shkak lirimi i qindra skllevërve. Në një fushatë lufte të vështirë si lufta e Tebukut, Osmani (r.a.) i dhuroi ushtrisë 300 deve të pajisura për luftë, e për më tepër fali edhe një mijë dinarë. Për këtë arsye, Profeti (a.s.) e lavdëroi dhe i dha myzhdenë se: “Këtej e tutje Osmanin nuk do ta dëmtojë asgjë nga ato që do të veprojë!” Një herë tjetër, kur Osmani (r.a.) emigroi në Medine pa se myslimanët po vuanin për ujë. Përveç ujit të pusit Rume, që i përkiste një hebreu, uji i të gjitha puseve të Medines ishte i hidhur. Ky hebre jetonte duke shitur këtë ujë. Profeti ynë i dashur (a.s.) urdhëroi: “Kush prej jush dëshiron të fitojë një pus më të mirë në xhenet, duke e blerë Pusin Rume dhe duke barazuar kovën e vet me atë të myslimanëve të tjerë?”. Pra, që do ta blejë pusin dhe që do të mund të përfitonte prej tij në mënyrë të barabartë me myslimanët e tjerë. Osmani (r.a.), kërkoi menjëherë që ta blinte këtë pus. Mirëpo hebreu nuk pranoi. Më në fund arriti të merrte gjysmën e të drejtës së pusit duke përdorur një ditë myslimanët dhe një ditë hebreu. Më vonë ia doli mbanë ta blinte të gjithin. Profeti (a.s.) e pyet Osmanin (r.a.): “A e dhuron atë (pusin) me qëllim që njerëzit të pijnë ujë prej tij?”. Ndërsa ai me gjithë zemër e dhuroi pusin. Kështu që, prej mirësisë së Osmanit (r.a.), myslimanët e Medines shpëtuan nga vuajtjet për ujë. Sipas një transmetimi, për të marrë ujë nga pusi që vetë dhuroi, Osmani (r.a.) priste në radhë si gjithë të tjerët. Përsëri sipas këtij transmetimi, për shkak të sakrificës që tregoi Osmani (r.a.) u zbrit ky ajet i Kuranit Famëlartë: “O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!” (El-Fexhr, 27-30) Me përhapjen e shpejtë të Islamit dhe me shtimin e numrit të atyre që vinin në Medine, Mesxhidi Nebevi (Xhamia e Profetit) u bë e pamjaftueshme. Për këtë shkak, një pjesë e njerëzve kishte ngritur çadra përreth mesxhidit. Prandaj Profeti ynë (a.s.) urdhëroi e tha: “Ai që e zgjeron mesxhidin qoftë edhe një krah hyn në xhenet.” Osmani (r.a.) tha: “O Resulullah! Të qoftë falë pasuria dhe malli im. Zgjerimin e mesxhidit e marr unë përsipër.” Lidhur me këtë zbriti ky ajet i Kuranit: “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zekatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” (Et-Teube, 18) Aliu, kur kërkoi të martohej me Fatmën, e pati dërguar blindën e tij në pazar për shitje. Paratë e blindës do i përdorte për shpenzimet e dasmës. Osmani e njohu menjëherë blindën e Aliut në pazar. E pyeti tellallin se sa kërkonte i zoti i asaj blinde dhe me të mësuar se kërkonte katërqind dirhem mori blindën dhe i dorëzoi paratë. Më pas i shtoi dhe katërqind dirhem të tjerë dhe ia dërgoi Aliut duke i thënë: Kjo blindë nuk i përket askujt tjetër veç teje. Ndërsa këto katërqind dirhem shpenzoi për dasmën dhe na fal këtë herë. Është shumë domethënëse edhe ngjarja e mëposhtme, e cila pasqyron moralin e lartë të atyre shpirtrave ndriçues: Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit, qe një periudhë kur në Medinë u shfaq dukshëm skamja. Në atë kohë, nga Shami erdhi një karvan i Osmanit prej njëqind devesh të ngarkuara me grurë. Kur e panë karvanin, vrapuan menjëherë të gjithë për të blerë grurin. Madje kërkuan të jepnin edhe shtatë dirhem për një masë gruri që kushtonte një dirhem. Osmani ndërhyri dhe tha: Jo! Ka të tjerë që japin më shumë, do t’ua shes atyre. Të pikëlluar, ashabet u larguan dhe shkuan te Ebu Bekri për t’u ankuar. Ebu Bekri e kuptoi dhe tha: - Mos mendoni menjëherë keq për Osmanin… Ai është dhëndëri i të Dërguarit të Allahut dhe miku i tij në Xhenetin Me’va. Me sa duket, ju e keni kuptuar gabim fjalën e tij. Më pas, të gjithë së bashku shkuan te Osmani. Ebu Bekri iu drejtua Osmanit: - O Osman! Ashabet janë mërzitur nga një fjalë e jotja. Osmani vijoi: - Po, o halifja e të Dërguarit! Ata japin shtatë për një, por ka të tjerë që japin shtatëqind për një Ne ua dhamë grurin atyre që dhanë shtatëqind për një. Më pas grurin e ngarkuar në njëqind deve ua shpërndau të varfërve në Medinë për hir të Allahut. Ndërsa njëqind devetë i bëri kurban. Ebu Bekri u gëzua shumë për këtë gjest të tij dhe e puthi Osmanin në ballë, duke i thënë: E kam pikasur që në fillim se ashabet nuk e kishin kuptuar domethënien e fjalës tënde.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: I DASHURI I KURANIT Mon 16 May 2011, 06:31
Në themel të këtij morali të lartë të Osmanit qëndron padyshim frymëzimi që ai kishte marrë nga i Dërguari i Allahut dhe Kurani Famëlartë. Me të vërtetë Osmani ishte plotësisht një i dashuruar i Kuranit. Tri gjëra më janë mësuar t’i dua në këtë botë: të ushqej të uriturit, të vesh këmbëzbathurit dhe të lexoj Kuran, - tha Osmani, i cili ndërkohë realizoi një nga detyrat më madhore. Ai mori Kuranin e mbledhur në kohën e Ebu Bekrit dhe, në kohën e halifatit të vet e radhiti sipas sureve, duke e shumëfishuar dhe shpërndarë. Në vitin 30 hixhri ai u shpërndau qendrave të rëndësishme nga ky mus’haf. Kështu, ai u dha fund të gjitha dyshimeve që mund të dilnin në atë kohë për Kuranin. Osmani e kishte bërë zakon që çdo mëngjes, me t’u ngritur nga shtrati, të puthte Kuranin. Thoshte: Nuk dua të kaloj qoftë dhe një natë të vetme apo edhe një ditë pa lexuar librin e Allahut. (Kenz, I, 225). Kështu, si rezultat i leximeve të shpeshta që bënte, i qenë vjetëruar dy Kurane. Abdurrahman bin Osman et-Tejmi thotë: Një natë, Osmani e përfundoi namazin duke e bërë hatim Kuranin në një natë.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: ZUHD DHE MODESTIA Mon 16 May 2011, 06:31
Ja pra, të tilla ishin parimet e veçanta të jetës, të cilat kanë bërë që sahabet e bekuar të shndërrohen në yje të qiellit shpirtëror. Me gjithë mundësitë materiale që kishin, ata bënë një jetë modeste duke u përpjekur t’i përngjanin të Dërguarit të Allahut. Osmani vishte rroba mjaft të thjeshta dhe të lira. Në mesditë flinte në tokë dhe kur ngrihej i ngeleshin gjurmët e gurëve. Ndërkohë që njerëzve u jepte ushqimet më të këndshme, në shtëpi s’ kish gjë tjetër veçse uthull e vaj ulliri. Ditën agjëronte, ndërsa netët i kalonte me namaz. Me mendimin se natën është kohë pushimi për shërbyesit, netëve e përgatiste vetë ujin për abdest, për të mos i shqetësuar ata. Ebu Furat tregon një ndodhi që transmeton përpikmërinë e madhe të Osmanit i cili ishte tepër strikt në respektimin e të drejtës së njeriut. Osmani i drejtohet robit të tij duke i thënë: Një herë e një kohë të kam tërhequr veshin,e tani e ke radhën ti. Robi i tij e kapi për veshi. Osmani i thoshte skllavit shtrëngoje mirë biri im! Hakmarrja është në këtë botë, në ahiret nuk ka.
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: DËSHMORI I PAFJALË Mon 16 May 2011, 06:33
Halifati i Osmanit, ka kaluar shumë begatshëm edhe nga pikëpamja e çlirimeve. Ishin marrë vende të tilla si Qiproja, Trablus, Taberistani, Ermenistani, kishte nisur tregtia detare, ishin organizuar udhëtime në ishujt Rodos, Maltë e Stamboll. Fortifikimi më i madh i Bizantit ishte asgjësuar në detin Mesdhe. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, thesari i populli dhe i shtetit ishte pasuruar. Me rritjen e pasurisë, në shpirtin e disave ishte bërë e dukshme dëshira për anën materiale të kësaj bote. Shpifjet e munafikëve, rrënjët e të cilëve ishin në qëndrimin e Jahudinjve, sikurse ishte rasti i Abdullah bin Sebe, kishin rrethuar botën Islame. Osmani ish rrethuar në mënyrë të atillë në shtëpinë e tij në Medinë nga rebelët e mbledhur prej zonave të ndryshme, sa as ujë për të pirë s’kishte, sepse pusin e ujit e kishte blerë vetë por ua kishte lënë myslimanëve ta shfrytëzonin. Ja si e tregon halifeja i myslimanëve periudhën e vështirë në të cilin ndodhej dhe çastet e vështira që kishte jetuar përballë rebelëve, duke theksuar shpifjet që do mund të dilnin më vonë. Unë jam si babai i fëmijëve që nuk e dëgjojnë fjalën e të atit për sa kohë që ai jeton, dhe të cilët janë aq të prapë sa edhe kur është duke vdekur nuk e lënë të qetë. Osmani nuk i lejonte sahabet të derdhnin gjak për shkakun e tij. Ata i kishin kërkuar të përdornin forcën kundër kryengritësve, por ai u kishte thënë: Më mirë të vdes para se të derdhet gjak, se sa të vdes pasi është derdhur gjak për mua. Ndonëse i këshilloi shumë herë rebelët, ai përsëri nuk arriti t’i bindte. Derisa një ditë, teksa ishte agjërueshëm dhe po lexonte Kuran në shtëpi, Osmani ra dëshmor, duke u vrarë nga kryengritësit. Gjaku i këtij dëshmori që i kish kaluar të tetëdhjetat, pikoi mbi ajetin kuranor që po lexonte: “… Allahu të mjafton përballë tyre. Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë.” (Bakare, 137) Pejgamberi (a.s.) ka thënë: "Betohem në Allah se Osmani do të ndërmjetësojë për shtatëdhjetë mijë persona të ymetit tim, që ata të hyjnë në xhenet." (Dejlemi, Firdeus, 4/360) Le t’u kushtojmë pak vëmendje këtyre fjalëve domethënëse e të urta të Osmanit, i cili është një ndër sahabet më të ndershëm, duke shpresuar kështu që të përfitojmë sado pak dituri dhe urtësi nga bota e tij shpirtërore:
Muslimani Admin & Dizajner i Faqes
Numri i postimeve : 296 Pikë : 28567 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 32 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: FJALË TË URTA NGA OSMANI (R.A.) Mon 16 May 2011, 06:34
Njeriu më i mençur është ai, i cili i kërkon llogari vetvetes, që arrin ta menaxhojë mirë atë, që punon për jetën e përtejme dhe që do të meritojë dritën e Allahut në errësirën e jetës së varrit. Le të frikësohet çdo njeri nga ringjallja e tij si i verbër, megjithëse sytë e tij kanë parë në këtë botë! Kush kupton nga urtësia, i mjafton një fjalë e urtë. Të shurdhrit shpirtëror nuk e dëgjojnë të vërtetën. Pesë shenja të njerëzve të devotshëm: 1. Të qendruarit së bashku me ata përpiqen në çështjet fetare. 2. Pastrimi i nefsit dhe kontrollimi i gjuhës. 3. Të qenurit i vetëdijshëm se çdo gjë që i përket kësaj bote dhe që sjell harresën e Zotit është diçka e dëmshme që të shpie në humbje, ndërsa çdo gjë nga feja e tij është pasuria e vërtetë. 4. Të mos e mbushë stomakun me gjëra të dyshimta, qofshin këto edhe hallall (të jetë sa më i përpiktë dhe i kënaqur në këtë drejtim). 5. Të mendojë se të gjithë njerëzit kanë shpëtuar, ndërsa vetëm ai ka humbur. Besimtari i vërtetë i frikësohet gjashtë gjërave: a. Frika se mos humb besimin. Në ajet thuhet: “Zoti ynë! Mos na i përthyej zemrat pasi të na udhëzosh në rrugë të drejtë!” (Al-I Imran, “O ju që besuat! Frikësohuni Allahut sikur të garoni me të dhe jepni shpirt vetëm si myslimanë!” (Al-i Imran, 102) b. Frika se në ditën e gjykimit do t’i shpalosen nga melekët gjërat që do ta turpërojnë. Në ajet thuhet: “Dhe pikërisht atë ditë, me njoftimin e Zotit i tregon të gjitha ndodhitë.” (ez-Zilzal, 4-5) c. Frika se mos puna e bërë shkon dëm për shkak të shejtanit. Në Kuran thuhet: “Iblisi tha: ‘Zoti im, për shkak se më përzure (më largove) unë do t’ua zbukuroj të këqijat atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë. Përveç robërve të tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.” (el-Hixhr, 39-40) d. Frika se do ta gjejë meleku i vdekjes, Azraili, të papërgatitur në çdo çast. Në Kuran thuhet: “Adhuroje Zotin tënd deri sa të afrohet vdekja!” (el-Hixhr, 99) Në hadith thuhet: Njeriu vdes ashtu siç ka jetuar dhe ringjallet siç ka vdekur! (Muslim, Xhenet, 83; Munavi, V, 663) Nisur nga kjo, edhe Osmani (r.a.) jetoi me Kuranin, e vuri atë në jetë dhe ra dëshmor bashkë me të. e. Frika se mos e habit kjo botë deri në atë masë sa të harrojë ahiretin. Në Kuran thuhet: “…Jeta e kësaj bote s’është gjë tjetër veçse një vend mashtrimi.” (Al-i Imran, 185) f. Frika se mos neglizhon dhikrin teksa merret me familjen e tij. Në Kuran thuhet: “Ta dini që fëmijët dhe pasuria janë një provë për ju. Shpërblimi i madh është nga Zoti.” (el-Enfal, 28) "Nuk ka dyshim se kjo botë është e përkohshme ndërsa përjetësia është në botën tjetër. Mos t’ju mashtrojë e përkohshmja duke ju shmangur nga e përhershmja. Ju zgjidhni të përhershmen në vend të së përkohshmes. Bota është e fundme dhe kthimi pa rikthim është vetëm tek Allahu. Frikësojuni Atij." (Ibn-i Ebi Dunya, Mevsua, 1, 77) 6. Bëjeni menjëherë të mirën që keni në mendje sa është pa ju ardhur exheli. Zoti na mundësoftë të veprojmë sipas këtyre këshillave plot urtësi, dhe të jemi pjesë e asaj besnikërie. Zoti na mundësoftë miqësinë e ngushtë dhe afrimitetin në ahiret, duke e qëndisur dashurinë e Tij në shpirtrat tanë! Amin!...