Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
Po shumë.
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcap79%HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap
 79% [ 443 ]
Jo Aspak.
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcap6%HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap
 6% [ 35 ]
Deri Diku.
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcap7%HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap
 7% [ 41 ]
Duhet me bo ndryshim.
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcap7%HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap
 7% [ 42 ]
Totali i votave : 561
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeMon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeMon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeMon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeMon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeWed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeMon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeMon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
16 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 16 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
A po ju pëlqen Forumi
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Vlera e shehidit në Islam
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Muslimani
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Ebu Sejf
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
ummu rushdi
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Admin
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Hoxha Mus'ab
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
MrSelefi1
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Ehlu-Sunneh
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
manueli
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Abdullah
HAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_lcapHAZRETI OMERI (R.A.) I_voting_barHAZRETI OMERI (R.A.) I_vote_rcap 
Statistikat IP

 

 HAZRETI OMERI (R.A.)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: HAZRETI OMERI (R.A.)   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:54

Hazreti Omeri (r.a.) halifi i dytë, është një personalitet i Islamit, i cili eci në gjurmët e nurta të të
Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.), duke e vazhduar me besnikëri rrugën e Tij, dhe që me gjendjet dhe veprimet e tij u bë figurë monumentale e Islamit.
Para se të hynte në fenë islame, Hazreti Omeri ishte shembulli tipik i atyre njerëzve injorantë, pa mëshirë dhe që nuk njihnin asnjë të drejtë tjetër përveç forcës dhe të drejtës së tyre. Ndërsa kur ai u nderua me hyrjen në fenë Islame, u bë një njeri i kujdesshëm, altruist, i urtë dhe monument drejtësie. Omeri i periudhës para islamit, me natyrë të egër e kabahe, u shkri dhe humbi fare. Omeri u transformua në një njeri, sytë e të cilit ishin vazhdimisht të përlotur, zemra e të cilit ishte e mbushur me mëshirë e dhembshuri, në një njeri i cili ruhej që të mos i bënte dëm as edhe një milingone. Ai mendonte vazhdi-misht lumturinë e umetit mysliman dhe ishte i pajisur me vetëdije të lartë përgjegjësie.
Ai mbante vazhdimisht egon e tij në kontroll të rreptë e shpesh shprehej: " I druhem gjykimit të Allohut qoftë edhe për humbjen e një qengji buzë Eufratit."1 Ai arriti deri aty sa të dilte natën vonë me thes ushqimesh në shpinë për të qenë afër të varfërve dhe të dobtëve. Ai u bë mbështetja e jetimëve dhe e njerëzve të braktisur dhe nuk i gjente shpirti qetësi pa i ngushëlluar, pa ua fshirë lotët dhe pa ua kthyer buzëqeshjen atyre që kishin plagë në zemër. Ndjenja e tij e përgjegjësisë arriti deri në atë shkallë sa, në kohën kur ishte halife e bënte natën ditë duke u angazhuar me problemet e ndryshme të umetit mysliman. Por, përkushtimi që tregonte në shërbim të popullit, i dukej vazhdimisht i mangët dhe i pamjaftueshëm. Ai shtypej nga pesha e madhe e përgjegjësisë dhe asnjëherë nuk ra në qetësi e në rehati për sa kohë ishte në detyrë, edhe pse ishte në majë të drejtësisë, të rezistencës dhe të vlerave. Kjo sepse ai kishte marrë si shembull të jetës së tij Resulullahun (s.a.v.s.).
Kur u ndodh në gjendje të rëndë nga plagët që kishte marrë si pasojë e një atentati që i ishte bërë, i thanë:
"Sikurtë caktonit dikë në detyrën tuajl"
Ai, që ndante qimen në midis për të ruajtur drejtësinë dhe hakun, u përgjigj:
" Ashtu siç e mbojta përgjegjësinë tuaj në këtë botë, to mbaj edhe në tjetrën? Unë nuk pres asnjë shpërblim për udhëheqjen që unë ju kam bërë. Sa do të doja që sevapet që mund të kem marrë nga puna si halife të ekuilibronin mëkatet e mialMjafton që në ditën e Gjyqit të madh të mos qortohem!"2
Kur iu propozua që në vend të tij të emërohej i biri, Abdullahu, ai u përgjigj:
"Mjafton një martir (kurban) nga një shtëpi!"
Pra, ai zotëri ishte pajisur me vetëdijen e përgjegjësisë së umetit mysliman dhe ishte bërë njësh me hallet e atij umeti, kështu që kishte harruar hallet dhe problemet e tij. Preokupimi i tij kryesor ishte qetësia dhe shpëtimi i njerëzve, gjë për të cilën kishte marrë si shembull më të përsosurin, Resulullahun (s.a.v.s.). Ai nuk harronte vështirësitë dhe vuajtjet që Resulluahu kishte hequr në rrugë të Allahut, ndaj e ndiqte Atë ashtu siç ndiqen gjurmët e një njeriu në dëborë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Përkorësia e tij dhe të qenët i mjaftueshëm me atë çka zotëronte (istigna)   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:54

Një ditë, kur vërejti në trupin e profetit shenjat e rrogozës mbi të cilën Ai flinte, Hazreti Omeri (r.a.) qau. Kur Resulullahu (s.a.v.s.) e pyeti për arsyen e përlotjes, ai u përgjigj:
"O i Dërguari i Allahutl Ne e dimë se çfarë ke hequr në Kisra dhe Kajser! Ndërkaq Ti je i Dërguari i Allahut !"
I Dashuri i Allahut (s.a.v.s.) u shpreh:
"-O Omer! A nuk dëshiron që dynjaja të jetë e atyre dhe ahireti i joni?" (Muslim, Talak, 31)
Në kohën e Omerit si halife, janë ngadhënjyer Siria, Iraku, Palestina, Egjipti, si dhe u përfshinë të gjitha tokat e Iranit në kufijtë e shtetit Islam. Thesaret e pasura shtetërore të Bizantit dhe Iranit filluan të orientoheshin nga arka e thesarit të Medines së Përndritur. Niveli i mirëqenies së shoqërisë u rrit, por Halifi i myslimanëve qëndroi i përjashtuar nga ky vërshim bollëku dhe pasurie. Ai vazhdonte të jepte hutbet (ligjëratat) me rroba të arnuara, edhe pse arka shtetit ishte e pasur. Për të ruajtur nefsin e tij nga fama e postit, Ai ndiqte një jetë krejt modeste. Gjatë udhëtimit me hyzmeqarin e tij për në Sham, Ai i tha:
-Erdhi radha jote tani, hajde hip në devenë time!"
Hyzmeqari i tij refuzoi duke i thënë:
-O halife, tani po kujtojnë se jam unë halifja i tyre!
Por ai e hipi hyzmeqarin në deve, ndërsa vetë hyri në Sham duke ecur në këmbë. Kështu, ai la një kujtim dhe një shembull të pashoq të vllazërimit islam, një shembull që kapërceu shekujt.
Ai e shtyu jetën me vështirë si shumë të mëdha dhe shpesh herë merrte edhe borxh për nevojat e Tij kryesore. Nga thesari i shtetit ai pranoi të merrte një pagë minimale, me të cilën me zor mbahej. Ata që s'e njihnin, nuk arrinin ta dallonin atë si halife në mes të njerëzve të tjerë, sepse bënte një jetë krejt të thjeshtë.
Paria e sahabeve nuk e duruan këtë gjendje dhe kërkuan t'ia rrisnin Atij pagën. E patën të vështirë që këtë çështje ta diskutonin drejtpërdrejt me Hazreti Omerin, prandaj shkuan tek bashkëshortja e Pejgamberit që ishte vajza e Hazreti Osmanit, pra tek nëna jonë Hafsa. Asaj i kërkuan që të shkonte tek babai i saj
për t'i bërë propozimin që kishin menduar. Hazreti Hafsa ia kumtoi të atit këtë propozim. Hazreti Omeri (r.a.); i cili kishte qenë dëshmitar i ditëve aq të vështira për Resulullahun, ditë gjatë të cilave Pejgamberi nuk arrinte të gjente as edhe një hurm për të shuar urinë e tij shkatërruese, e pyeti vajzën e tij Hafsa:
-O vajza ime! A e di se si ushqehej dhe vishej Profeti (s.a.v.s.)?
-Aq sa t'i mjaftonte! - u përgjigj Hafsaja.
Atëherë Hazreti Omeri (r.a.) i tha vajzës së tij të dashur:
"-Dy miqtë (Hazreti Pejgamberi me Ebu Bekrin) dhe unë, ngjajmë me udhëtarët e së njëjtës rrugë. I pari ynë (Hazreti Pejgamberi) arriti në destinacion. Tjetri, pra Ebu Bekri duke ecur në të njëjtën rrugë e arriti të parin. Unë si i treti i tyre përpiqem të arrij shokët e mi. Në qoftë se nisem me shumë ngarkesë, nuk do të mund t'i arrij atalApo ti nuk dëshiron që unë të jem i treti i kësaj rruge?"3
Qëllimi e vetëm i Omerit (r.a.) ishte të fitonte kënaqësinë e Allahut. Ai i ishte përkushtuar kaq shumë këtij qëllimi, saqë të gjitha pengesat dhe vështirësitë ishin një hiç në sytë e tij. Ai kishte fuqi t'i përballonte ato me durim, pëlqim dhe dorëzim tek Allahu. Ai ndoqi një jetë shumë të disiplinuar, edhe pse Hazreti Pejgamberi (s.a.v.s.) e kishte sihariquar disa herë me xhenet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Dashuria e Tij ndaj të Dërguarit të Allahut   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:55

Një ditë, kur Profeti (s.a.v.s.) po bëhej gati të nisej për Umre, i tha Hazreti Omerit me dashuri:
"-Mos harro të bësh edhe për ne dua!"4 Omeri u emocionua nga trajtimi miqësor që profeti i bëri, prandaj në lidhje me këtë moment është shprehur:
"U gëzova aq shumë, saqë mu duk sikur e gjithë bota më ishte dhuruar." Çdo vlerësim miqësor që vinte nga Profeti (s.a.v.s.) vlente më shumë se çdo gjë e kësaj bote. Një shembull interesant që shpalos dashurinë e Hazreti Omerit, është edhe ky:
Në mesin e sahabeve të dashuruar pas Hazret Pejgamberit (s.a.v.s.) është edhe Firasi. Nga dashuria që kishte për Hazreti Pejgamberin (s.a.v.s.) Ai dëshironte të kishte ndonjë gjë të Tij. Një ditë ai e pa Hazreti Pejgamberin (s.a.v.s.) duke ngrënë dhe i kërkoi t'i dhuronte enën me të cilën Ai ushqehej. Hazreti Pejgamberi (s.a.v.s.) ia dhuroi enën e Tij Firasit, pasi ai nuk kundërshtonte dëshirën e askujt.
Hazreti Omeri (r.a.) shkonte shpesh në shtëpinë e Firasit dhe i thoshte:
"Na e sill atë enë të bekuar o Firas!" Atë enë që kishte prekur Hazreti Pejgamberi me gishtat e Tij të bukur, e mbushte me ujë zemzeni dhe e pinte deri në ngopje. Ndërsa me pjesën që tepronte lante me kënaqësi fytyrën dhe sytë e tij. (Ibn-i Haxher, el-lsabe, III, 202)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Omeru'l Faruk (r.a.)   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:56

Një ndër cilësitë e Hazreti Omerit ishte "Faruk5". Allahu i Lartmadhëruar në Kuranin famëlartë shprehet: "O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t'ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t'jufalë. Allahu zotëron mirësi të madhe." (el-Enfal, 29)
Hazreti Omeri, një personalitet që shënonte një kulminacion të kultivimit të frikës ndaj Allahut, jepte gjykime që përmbanin mundësi maksimale vërtetësie, duke përzgjedhur të vërtetën në një çështje të caktuar dhe duke i orientuar të tjerët drejt saj, ndërsa pjesën e pavërtetë të çështjeve me të cilat ai përballej, e nxirrte në pah duke këshilluar njerëzit që të largoheshin prej saj. Në shumë raste, gjykimet e tij të mbështetura në logjikë përkuan me ajetet që u shpallën më pas. Në një hadith, ky tipar i tij është shprehur kështu:
"Allahu i Lartmadhëruar e ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe në zemrën e Hazreti Omerit." (Tirmidhi, Menakib, 17/3682)
Në një hadith tjetër, Hazreti Pejgamberi (s.a.v.s.) është shprehur:
"Në mesin e umeteve paraardhës ka pasur prej atyre njerëzve të cilëve Allahu u jepte frymëzim në lidhje me çështje të ndryshme. Në qoftë se nga ummeti im do të ketë një njeri të tillë, ai është pa dyshim Hazreti Omeri." (Buhari, Ashabun-Nebi, 6)
Aftësitë e veçanta të Hazreti Omerit janë vërejtur në shumë raste. Ndër rastet më interesante të shfaqjes së këtyre cilësive, është ngjarja që do të shpjegojmë më poshtë.
Një ditë, duke mbajtur fjalimin e tij në faltore, Omeri (r.a.) tha me zë të lartë:
"-O Sarije! Drejtohu nga mali, ec drejt malit! Të gjithë u habitën kur Hazreti Omeri (r.a.) i shqiptoi këto fjalë që s'kishin fare lidhje me temën rreth të cilës po fliste. Në këtë çast, komandanti Sarije, në një distancë njëmujore larg Medines, po luftonte me armiqtë e Allahut. Zëri i Omerit me ndihmën e Allahut vajti deri tek Sarije. (Ibn-i Haxher, el-lsabe,
11,3)
Hazreti Omeri (r.a.) në jetën e të cilit u shfaqën shumë ndodhi të jashtëzakonshme, u bë një monument i atillë drejtësie dhe vërtetësie saqë aty ku ndodhej Ai nuk mund të gjente streh iblisi, ai që i nxit njerëzit në rrugën e shtrembër të mëkateve. Kësisoj, e keqja, dhuna dhe padrejtësia nukfitonin gjallëri e jetë. Për këtë arsye, Hazreti Pejgamberi (s.a.v.s.) i pati thënë Hazreti Omerit (r.a.):
"Betohem në Allahun në dorën e të Cilit është shpirti im, në qoftë se shejtani do të të takonte rastësisht në rrugë Omerin, do të ndryshonte rrugën menjëherë."(Muslim, Fedailus-sahabe, 22)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Puna është pasqyra e njeriut...   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:57

Sa këshillë e mrekullueshme është shprehja plot urtësi e Hazreti Omerit:
"Mos shikoni tek një njeri namazin që fal apo agjërimin që mban. Shihni nëse kur flet thotë të vërtetën apo jo, kur atij i besohet diçka e kryen apo jo, a kujdeset gjatë jetës së tij të përditshme për hallallin e haramin apo jo, këto shihnil"
Namazet që falen dhe agjërimet që mbahen ashtu siç duhet, e mbrojnë njeriun nga çdo e keqe. Kjo është një vërtetë dhe
sihariq hyjnor. Ai besimtar që nuk punon për të përmirësuar egon e tij dhe nuk zbukuron etikën dhe sjelljet e tij, jo vetëm që ka mbetur pa atmosferën shpirtërore që të japin ibadetet e ndryshme, por nuk mund të mbrohet as prej së keqes.
Atyre që thonin "Ne i jemi dorëzuar Allahut" dhe e kalonin jetën në dembeli, pa bërë asgjë, Hazreti Omeri (r.a.) ua pati tërhequr vërejtjen kështu:
"Ju nuk i besoni Allahut, por i besoni mallit (pasurisë) të tjerëve. Ai që vërtet i dorëzohet Allahut, është ai që i dorëzohet Atij pasi e ka hedhur farën në tokë. (Ibn-i Rexhep, Xhamiu'l-Ulum, I, 441)
Një ditë, një person po lavdëronte dikë në praninë e Hazreti Omerit. Në një çast, Hazreti Omeri (r.a.) i bëri atij këtë pyetje:
-A ke bërë me të ndonjë udhëtim, a ke pasur me të ndonjë marrëdhënie fqinjësie apo tregtare?
Kur personi iu përgjigj çdo pyetjeje me jo, Hazreti Omeri iu përgjigj:
"Betohem në Allahun e Lartmadhëruar që ti nuk e njeh atë." (Gazali, Ihja, III, 312)
Ja pra, këto janë pikat nëpërmjet të cilave mund të vlerësohet një njeri. Të parët tanë kanë thënë:
Pasqyra e njeriut është vepra e jo fjala,
Niveli i dukshëm mendor i njeriut është vepra e tij...
Sipas kësaj thënieje, karakteri i njeriut dhe niveli i tij shpirtëror vërehet në marrëdhëniet sociale që ndërton me të tjerët, në natyrën dhe veprimet e tij.
Në lidhje me këtë temë, Hazreti Omeri është shprehur:
"Sa jam pa ju parë me sytë e mi, më i miri (ose më i dashuri për mua) prej jush është ai që ka emrin më të bukur. Nëse ju kam parë, atëherë më i miri (ose më i dashuri për mua) prej jush është ai që ka moral më të bukur. Kur ju vë në provë, më i miri (ose më i dashuri për mua) është ai që thotë vetëm të vërtetën." (Ibnu'l-Xhevzi, Menakib, fq.219)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Një Jetë e Lartësuar me Kuran   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:57

Hazreti Omeri (r.a.) kishte një aftësi të lartë për t'iu përshtatur thellësisht Kuranit, fjalës së Allahut. Shkak për hyrjen e tij në islam qe bërë dëgjimi i kuranit në shtëpinë e motrës së tij, Fatimasë.
Hazreti Omeri (r.a.) përpiqej shumë për të depërtuar sa më në thellësi të të vërtetave kuranore dhe për të hedhur çdo hap në jetën e tij në përshtatje me këto të vërteta. Kjo gjë i jepte atij një kënaqësi të veçantë.
Sipas disa transmetimeve të sakta, ai e përsosi leximin e sures Bekare, duke e kuptuar dhe jetuar për 12 vjet rresht. Pasi e kreu atë, në shenjë falenderimi ndaj Allahut të Lartmadhëruar bëri kurban një deve. (Kurtubi, el-Xhami, I, 40)
Përfundimisht, mund të themi se Hazreti Omeri (r.a.) është një burim i denjë udhërrëfimi, një njeri me diapazon të gjerë shpirtëror në qëndrueshmërinë e të jetuarit lidhur me Kuranin e Sunetin e Profetit dhe në përkushtimin e tij të sinqertë në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar.
Kur Hazreti Omeri ndërroi jetë, Ibni Mesudi (r.a.) pati thënë:
"Ikën nga kjo botë nëntë të dhjetat e diturisë."
Sahabet që ndodheshin aty i thanë:
"Ka akoma dijetarë në mesin tonë!"
Ai iu përgjigj:
"Unë e pata fjalën për diturinë shpirtërore."
Për të përfituar sa më shumë nga rrezatimi i diturisë shpirtërore të Omerit, nëna jonë Hazreti Aisheja është shprehur:
"Zbukurojini kuvendimet tuaja me salavatet ndaj të Dërguarit të Allahut si dhe me përmendjen e Hazreti Omer bin Hattabit."
Ja disa fjalë të urta që shpalosin botën shpirtërore të Hazreti Omerit (r.a.), botë e cila u formua dhe u konsolidua duke përvetësuar moralin e të Dërguarit të Allahut, duke mësuar diturinë dhe urtësinë e Resulullahut me ndjeshmëri zemre:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Disa fjalë të urta nga Hazreti Omeri   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:58

"Të heqësh dorë nga një gjynah, është më e lehtë se të merresh me tevben (pendimin)"
"Unë e dua më shumë atë që m'i tregon të metat e mia." (Sujuti, Tarihu'l-Hulefa)
"Ai që flet shumë, gabohet. Atij që gabon shumë, i zvogëlohet ndjenja e turpit. Atij që i zvogëlohet turpi, i humbet kujdesi dhe frika ndaj gjërave të dyshimta që të shpien në gjynah e në haram. Atij që i humbet kujdesi dhe frika ndaj gjërave të dyshimta, i vdes zemra."
"Duke mos pasur asnjë pretendim në njohjen e gajbit, do të dëshmoja për hyrjen në xhenet të këtyre pesë grupeve:
1. I varfëri (që jeton në gjendje falënderimi dhe sabri) që ka shumë fëmijë.
2. Bashkëshorti prej të cilit është i kënaqur bashkëshortja (e devotshme) e tij.
3. Ajo grua që ia dhuron si lëmoshë bashkëshortit të saj Mehri musemanë.
4. Ai prej të cilit është i kënaqur babai dhe nëna e tij.
5. Ai që pendohet për gjynahun e tij (duke e urryer atë, ose duke ndjerë neveri prej tij)..."
"Shëtita dhe i pashë të gjithë miqtë; nuk arrita të shoh mik më të mirë se ruajtjen e gjuhës.
I pashë të gjithë rrobat; nuk munda të shoh rrobë më të mirë se nderi dhe ruajtja e vetes (ose të paturit kujdes).
I pashë të gjitha pasuritë; nuk arrita të shoh pasuri më të mirë se aftësinë për të qenë i kënaqur me atë që zotëron.
I pashë të gjitha mirësitë, vërejta se nuk ka mirësi më të madhe se këshilla."
I provova të gjitha ushqimet dhe vërejta që nuk kishte asgjë më të shijshme se durimi.
Të ndërtuarit e miqësive të shëndosha me njerëzit, është gjysma e mendjes (inteligjencës). Të bërit pyetje me vend është gjysma e diturisë; të qenit i matur është gjysma e jetës."
"E çfarë është dynjaja përballë ahiretitlËshtë aq e parëndësishme sa kërcimi i një lepuri." (Ibn-i Ebi Shejbe, Musannef, VIII, 152)
"Atij që braktis fjalët e kota, i dhurohet urtësi.
Atij që ul shikimet, do t'idhurohet modesti.
Atij që braktis ushqimin e tepërt, do t'i dhurohet kenaqësi në adhurim.
Atij që braktis të qeshurën e shumtë, do t'i dhurohet qetësi shpirtërore.
Ai që braktis shakatë (është fjala për ato lloj shakash që kanë ironi) do t'i dhurohet madhështi.
Atij që braktis dashurinë ndaj kësaj bote, do t'i dhurohet dashuria ndaj botës tjetër.
Atij që nuk merret me të metat e të tjerëve, do t'i dhurohet aftësia për të përmirësuar të metat e nefsit (egos) të vet.
Atij që nuk e drejton vëmendjen dhe kuriozitetin nga ato cilësi të Allahut që janë përtej shqisores, do t'i dhurohet shpëtim nga çdo element hipokrizie."
"Dhjetë gjëra nuk përmirësohen pa dhjetë të tjera:
Mendja pa ndershmërinë, vityti pa diturinë, shpëtimi pa frikën, mbreti pa drejtësinë, fisnikëria dhe nderi pa edukatën, lumturia pa sigurinë, pasuria pa bujarinë, varfëria pa mjaftueshmërinë, lartësimi pa modestinë, lufta pa suksesin, nuk mund të përmirësohet."
"Ai që nuk mëshiron nuk do të mëshirohet, atij që nuk i mbulon të metat e të tjerëve nuk do t'i mbulohen të metat e tij, ai që nukfal nuk do të falet, ai që nuk përpiqet të ruhet nga mëkatet nuk do të ruhet e nuk do të mund të arrijë në gradën e devotshmërisë." (Buhari, el-Edebul- Mufred, fq. 415, no:371)
"Duaja (lutja) qëndron ndërmjet qiellit dhe tokës. Pa rënë salavatë mbi Resulullahun, Allahu nuk e lartëson (në kuptimin qënuk e con në qiell për pranim) atë dua." (Tirmiz, Vitr, 21)
"Në pazarin tonë të shesë vetëm ai që i njeh rregullat e tregtisë." (Tirmidhiu, Vitr, 21/487)
Të të lavdërojnë në sy është njësoj si të të mbysin duke të të prerë gurmazin" (ibn Kutejbe, el Mesail, fq.145)
Hazreti Omeri i pati shkruar valijve të vet kështu:
"Për mua, puna më e rëndësishme që mund të bëni ju ështëfalja e namazit. Kush e ruan çdo kohë të namazit, e ka ruajturfenë e tij; kush nuk e zbaton duke e humbur atë, do ta humbasë edhefenë e tij në (për) pak kohë." (Muvatta, Vukutus-Salat, 6)
Një ditë Kadi Shurajh i shkruajti Hazreti Omerit një letër, në të cilën e pyeste se si duhet të gjykonte në zonën e tij. Hazreti Omeri (r.a.) i ktheu këtë përgjigje me shkrim:
"Gjyko me librin e Allahut. Nëse nuk e gjen dot aty, atëherë gjyko me Sunetin e të Dërguarit të Allahut. Nëse nuk e gjen as në Librin e Allahut e as në Sunetin e të Dërguarit të Allahut, atëherë gjyko me gjykimet e vepërmirëve. Nëse nuk e gjen as aty gjykimin e nevojshëm, po pate dëshirë vazhdo e jep gjykimin tënd. Nëse nuk e dëshiron këtë, atëherë terhiqu fare nga gjykimi. Mendoj se të tërhiqësh është më e mirë për ty. Ves-selam." (Nesai, Kudat, 11/3)
"Pasuria dhe varfëria janë njëlloj, të dyja mjete transporti. Për mua nuk ka hiç rëndësi se kujt do të më duhet t'i hypi."
"Përsoni më i zgjuar është ai që di t'i vlerësojë si duhet veprat e njerëzve." "Nivelin e inteligjencës së një përsoni arrij ta kuptoj nëpërmjet pyetjeve që bën."
"Punën e sotme mos e lërë për nesër."
"Në qoftë se puna mbetet qoftë edhe një herë të vetme prapa, nuk mundet dot më të ecë përpara (në kuptimin të progresojë me ritmet e kërkuara)."
"Ai që nuk e njeh të keqen bie në kurthin e saj."
"Mos u jep shumë mbas kësaj bote, që të jetosh i lirë."
"Në qoftë se nuk jetoni ashtu siç besoni, atëherë, do tëfilloni të besoni ashtu siç jetoni."
"Në qoftë se dëshironi të përmirësoni njerëzit, duhet që fillimisht të përmirësoni gjëndjen tuaj."
"Injoranti më i madh në mesin e njerëzve, është ai që shet ahiretin e tij në këmbim të dynjasë së një tjetri."
"E bukura e një mirësie qëndron në të shpejtuarit e realizimit të saj."
"Dëshmitari më i fshehur i një pune të keqe është ndërgjegjja." [Kur e pyetën Profetin (a.s.) se çfarë është mirësia, ai u përgjigj; "Këshillohu me zemrën! Mirësia është ajo gjë të cilën zemra e miraton, dhe tek e cila zemra gjen prehje e qetësi. Kurse gjynahu është ajo gjë që të shqetëson së brendshmi; edhe në qoftë se të tjerët të thonë "Bëje" ajo të ngjall gjithmonë dyshime dhe dilema tëforta." (Ibn Hanbel, IV, 227-228)]
"Ai që mban të fshehur sekretin, ia ka arritur të dominojë vetveten (ose të ketë epërsi ndaj egos së tij)"
"Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi."
Hazreti Omeri (r.a.) me gjthë nivelin e tij të lartë shpirtëror dhe devotshmërinë e tij të pjekur, i bënte vazhdimisht Allahut këtë dua:
"O Zoti im! Mos më zë mua në befasi, mos më lër mua në indiferencë dhe mos më bëj nga të pavetëdijshmit.6 Pasditeve ai godiste këmbët e tij me kamxhik dhe i kërkonte llogari vetvetes duke thënë: "Çfarë bërë sot o Omer?"7. Omeri e kishte bërë traditë të përnatshme vetëkërkimin e llogarisë.
Pa asnjë dyshim, të gjitha këto ndjeshmëri janë relike që ne i trashëgojmë nga Omeri e që shërbejnë për orientim të saktë shpirtëror. Ashtu siç bënte Hazreti Omeri (r.a.), edhe ne duhet t'i kërkojmë llogari çdo ditë vetes: "Çfarë bëra sot për hir të Allahut?" Duhet të jemi të kujdesshëm në kryerjen e detyrave tona materiale dhe shpirtërore pa i neglizhuar, pa rënë në dembelizëm apo përtaci, si dhe pa e humbur ndjenjën e përgjegjësisë për kryrjen e tyre. Para se të japim llogari para të Madhit Zot, ne duhet të japim llogari para vetvetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes
Muslimani


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 28557
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 32
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Re: HAZRETI OMERI (R.A.)   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitimeTue 17 May 2011, 23:58

Allahu na e lehtësoftë llogaridhënien në botën tjetër. Na i lumturoftë shpirtërat me lumturinë e botës së amshueshme, duke na bërë të jetojmë jetën e kësaj bote plot vepra të mira në klimën e imanit (besimit) dhe moralit të bukur. Allahu i dhuroftë shpirtërave tanë diçka nga cilësia "Faruk", cilësi që kishte Hazreti Omeri (r.a.).
Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://lirjon-gjk.piczo.com
Sponsored content





HAZRETI OMERI (R.A.) Empty
MesazhTitulli: Re: HAZRETI OMERI (R.A.)   HAZRETI OMERI (R.A.) I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HAZRETI OMERI (R.A.)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hazreti Osmani (r.a.)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: