Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
Po shumë.
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcap79%Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap
 79% [ 443 ]
Jo Aspak.
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcap6%Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap
 6% [ 35 ]
Deri Diku.
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcap7%Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap
 7% [ 41 ]
Duhet me bo ndryshim.
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcap7%Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap
 7% [ 42 ]
Totali i votave : 561
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeMon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeMon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeMon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeMon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeWed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeMon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeMon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeFri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeThu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeTue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
A po ju pëlqen Forumi
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
Vlera e shehidit në Islam
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Top posters
Jakub
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Muslimani
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Ebu Sejf
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
ummu rushdi
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Admin
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Hoxha Mus'ab
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
MrSelefi1
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Ehlu-Sunneh
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
manueli
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Abdullah
Shpjegimi i sures Fatiha  I_vote_lcapShpjegimi i sures Fatiha  I_voting_barShpjegimi i sures Fatiha  I_vote_rcap 
Statistikat IP

 

 Shpjegimi i sures Fatiha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi
avatar


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 26212
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

Shpjegimi i sures Fatiha  Empty
MesazhTitulli: Shpjegimi i sures Fatiha    Shpjegimi i sures Fatiha  I_icon_minitimeSun 11 Mar 2012, 00:23







Share














Shpjegimi i
sures Fatiha
marrë prej Tefsirit të Taberiut, Ibn Kethirit dhe Ibnul
Kajjim

Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë
All-llahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi profetin tonë Muhammed,
salallahu alejhi ue selem, familjen e tij dhe shokët e tij.


Thotë All-llahu, subhanehu ue teala:”Dhe
tashmë sigurisht Ne të dhuruam ty shtatë vargjet e përsëritura vazhdimisht dhe
Kur’anin Madhështor.” (Hixhr, 87)


Sureja Fatiha është kaptina hapëse e Kur’anit
Fisnik. Ai i cili nuk e reciton atë, për të nuk ka namaz, në bazë të fjalës së
të dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue selem, i cili thotë:“Është
sureja e parë e mësuar përmendsh prej çdo muslimani.” (Bukhari dhe
Muslimi)
Shpjegimi i sures Fatiha  1437914825_small

Është përsëritur shtatëmbëdhjetë herë vetëm në
namazet e obligueshme çdo ditë. Më tej ajo recitohet edhe në namazet jo të
obligueshme. Është gjithashtu shërim kur i lexohet një personi të sëmurë
(Bukhari), në bazë të fjalëve të profetit, salallahu alejhi ue selem, i cili
thotë:”Asgjë e tillë nuk u shpall në Teurat apo në Inxhil.” (Nesai, Hakim, kurse
Dhehebiu thotë se është i saktë). Ai, salallahu alejhi ue selem, gjithashtu na
informon se kur një musliman e plotëson recitimin e sures Fatiha në namaz, duke
përfunduar me “Amin,” dhe kur këto të dyja përputhen, gjynahet e shkuara të
adhuruesit janë të falura (Darimi), dhe All-llahu i përgjigjet atij (Muslimi),
pavarësisht aftësisë dhe përsosjen e recitimit të kësaj sureje (Muslimi). Është
një fakt i trishtueshëm se shumë prej atyre të cilët e lexojnë atë nuk e
kuptojnë plotësisht kuptimin e saj. Tefsiri i kësaj sureje është përpiluar në
bazë të Tefessireve të dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit si Ibn Xherijr
et-Taberi, Isma’il Ibn Kethir dhe Ibn Kajjim el-Xheuzije, All-llahu i
Mëshiroftë. Gjithashtu janë shtuar disa shënime prej Asbab en-Nuzul të Ali Ibn
Ahmed en-Nisaburij, rahimehullah, dhe hadithe të profetit, salallahu alejhi ue
selem.


1.Me Emrin e All-llahut, i
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!

2.Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për
All-llahun, Zotin e Aleminit (Zoti i gjithë botëve, i gjithësisë dhe gjithçkaje
që gjendet në të, gjithçka që ka krijuar All-llahu, Zoti i njerëzve dhe i
xhinnëve.)

3.I
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

4.I Vetmi Zotërues (dhe i Vetmi Gjithëgjykues,
Mbisundues) i Ditës së Shpërblimit (Ditës së
Ringjalljes).

5.Vetëm ty
të adhurojmë dhe Vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë
dhe për çdo gjë).

6.Drejtona në Rrugën e
Drejtë.

7.Në Rrugën e
atyre të cilëve Ti u ke dhuruar Mëshirën Tënde, jo (në rrugën e) atyre që
merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugën e) atyre të cilët
humbën.”


Është quajtur el-Fatiha (Hapësja) sepse Kur’ani
hapet me të ashtu si namazi, Fatihah el-Kitab (Hapësja e Librit) sepse është
kaptina e parë në Kur’an, Ummul Kitab (Nëna e Librit) duke iu referuar mendimit
të dijetarëve, e bazuar në një hadijth të saktë (i vërtetë) i transmetuar prej
Tirmidhiut, es-Sab’ul Mathani (Shtatë të përsëriturat dendur) në bazë të
hadithit të sapopërmendur. Është quajtur gjithashtu el-Hamdu, për shkak të
fjalëve të para në ajetin e dytë:el-Hamdulilah… Të gjitha falënderimet dhe
lavdërimet janë për All-llahun…


Është e njohur gjithashtu e njohur si es-Salah
(Falja), sepse është një pjesë përbërëse e faljes. profeti, salallahu alejhi ue
selem thotë:”All-llahu thotë:Falja është e ndarë në dy pjesë (gjysma) midis Meje
dhe robit Tim,“ kështu që nëse robi thotë “el-Hamdulilahi Rabil Alemin – Të
gjitha falënderimet janë për All-llahun,” All-llahu thotë:”Robi Im më ka
falënderuar Mua.” (Muslimi)


Është e njohur gjithashtu si esh-Shifa’a
(Shërimi), në bazë të hadithit të Darimij, i cili përcjell prej Ebu Sejid
el-Khudrij, i cili e ka dëgjuar të dërguarin e All-llahut, salallahu alejhi ue
selem, duke thënë:”Hapja e Librit është shërim për çdo lloj
sëmundjeje.”


Gjithashtu është quajtur er-Rukjeh (Lutja
Kuruese), bazuar në hadithin e vërtetë, treguar prej Ebu Sejid el-Khudrij i cili
thotë:”Disa prej sahabeve të profetit, salallahu alejhi ue selem, shkuan në një
udhëtim derisa arritën disa fise arabe (gjatë natës). Ata u kërkuan që t’i
trajtonin si mysafirët e tyre por ata refuzuan. Kryetari i atij fisi u kafshua
prej gjarprit (apo prej akrepit) dhe ata u përpoqën me ç’mundën për ta kuruar,
por ishte e kotë. Disa prej tyre u thanë të tjerëve:”Asgjë nuk e ka ndihmuar
atë, a po shkoni për tek njerëzit të cilët qëndruan këtu gjatë natës, ka të
mundur që disa prej tyre të kenë diçka (për mjekim).” Ata shkuan tek grupi i
Sahabeve dhe u thanë:”Kryetari ynë është kafshuar prej gjarprit (apo akrepit)
dhe ne provuam gjithçka por asgjë nuk e ka ndihmuar. A keni ju ndonjë gjë (që
mund të na hyjë në ndihmë)?” Një prej tyre u përgjigj:”Po, për All-llah! Unë
mund të lexoj një rukje, por ashtu siç ju na refuzuat të na pranonit ne si
mysafirë, unë nuk do të lexoj rukje për ju përderisa nuk caktoni një pagesë për
ne.” Ata ranë dakord që t’u paguajnë atyre një kope me dele. Një prej tyre shkoi
dhe recitoi suren el-Fatiha dhe fryu mbi kryetarin (duke e shoqëruar me
pështyme), i cili u përtërit sikur të ishte liruar prej zinxhirëve, u çua dhe
filloi të ecë duke mos treguar asnjë shenjë sëmundjeje.


Ata i paguan këta sipas marrëveshjes së tyre.
Disa prej tyre (Sahabeve, radijallahu anhuma) sugjeruan që t’i ndanin fitimet
mes veti, por ai i cili bëri këndimin tha:”Mos i ndani ato derisa të shkojmë tek
Resulullahu dhe t’i tregojmë të gjithë ngjarjen dhe të presim urdhrin e tij.”
Kështu ata shkuan tek profeti, salallahu alejhi ue selem, dhe i treguan
ngjarjen. I Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue selem, u tha:”Nga e dinit
ju se sureja el-Fatiha këndohet si rukje?” Pastaj shtoi:”Ju keni vepruar drejtë.
Ndajeni atë që fituat dhe lini edhe për mua një pjesë.” (Transmeton
Bukhari.)


Sipas esh-Sh’abi, Ibn Abbasi e quajti atë Asas
el-Kur’an (Baza,Themeli i Kur’anit). Ai thotë:“Baza e saj
është:Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim.”


Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, e quajti atë
el-Uakijeh (Mburoja), dhe Jahja Ibn Kethir, rahimehullah, e quajti
el-Kafijeh (e Mjaftueshmja) sepse është e mjaftueshme pa nevojën e
ndonjë gjëje tjetër dhe asgjë tjetër nuk është e mjaftueshme pa të.


Është quajtur gjithashtu Suretus-Salah
(Kaptina e Namazit) dhe el-Kenz (Thesari), sipas
Zemekhsharit.


Është një sure e zbritur në Mekke, sipas Ibn
Abbasit, Katades dhe Ebu Alijeh. Gjithashtu është thënë se është zbritur në
Medine, nga Ebu Hurejre, Muxhahidi, Atta Ibn Jessr dhe ez-Zuhri. Është thënë
gjithashtu se është shpallur një herë në Mekke dhe një herë në Medine.
Sidoqoftë, mendimi i parë korrespondon më afër me fjalën e
All-llahut:“Dhe tashmë sigurisht Ne t'i dhuruam shtatë vargjet e
përsëritura vazhdimisht dhe Kur’anin Madhështor.” (Hixhr, 87)

e cila është një sure e shpallur në Mekke, dhe All-llahu e di më së
miri.


Sureja përmban shtatë vargje pa ndonjë
mospërputhje. Mirëpo, ka patur disa mospërputhje në lidhje me Besmelenë (thënia
Bismilah):disa thonë është ajet, ndërsa të tjerë mbrojnë mendimin se nuk është e
tillë, dhe të tjerë thonë se është pjesë e ajetit (apo vargut). Në një
transmetim të vërtetë të Ebu Davudit, nën autoritetin e Ibn Abbasit, tregohet se
profeti, salallahu alejhi ue selem, nuk e dinte kur përfundonte apo fillonte një
sure derisa shpallej Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim.


Cilësitë
e Fatihasë

Sejid Ibn Mu’ela tregon:”Gjatë kohës që po
falesha në mesxhid, i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue selem, më
thërriti por unë nuk iu përgjigja atij. Më vonë i thashë:O i Dërguar i
All-llahut! Isha duke u falur. Ai tha:A nuk thotë All-llahu:“O ju që
keni besuar! Përgjigjuni All-llahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit kur
ai (Muhammedi) ju thërret drejt asaj…” (Enfal, 24)
Pastaj ai më
tha:”Unë do të mësoj ty një sure, e cila është sureja më e madhe në Kur’an,
përpara se të largohesh nga mesxhidi,“ dhe pastaj shtrëngoi dorën time. Dhe kur
po largohej, unë i thashë:A nuk më the ti:”Unë do të mësoj ty një sure e cila
është sureja më e madhe në Kur’an?” Ai tha:”Elhamdulilahi Rabbil Alemin-sureja
el-Fatiha, e cila është es-Sab’bul Mathani (shtatë të përsëriturat
dendur) dhe Kur’ani Madhështor, i cili më është shpallur mua.”
(Bukhari)


Tregohet prej Ibn Abbasit, i cili thotë:”Kur
Xhibrili ishte ulur me të Dërguarin e All-llahut, salallahu alejhi ue selem, ai
dëgjoi një zhurmë kërcitjeje mbi të. Ai ngriti kokën dhe tha:”Kjo është një
portë që u hap sot dhe nuk është hapur kurrë më përpara.” Dhe kur një melaike
zbriti përmes tij, ai tha:”Ky është një melek, i cili zbriti në tokë dhe që
kurrë nuk ka zbritur më parë.” Ai erdhi te profeti, salallahu alejhi ue selem,
dhe i tha:”Gëzohu për dy dritat që të janë dhënë ty, të cilat nuk i janë dhënë
asnjë profeti:Fatiha el-Kitab (Hapësja e Kur’anit) dhe vargjet përfunduese të
sures Bekare. Nuk do të lexosh qoftë edhe një shkronjë të vetme prej tyre e të
mos jepet shpërblim.” (Muslimi)


Gjithashtu transmetohet se profeti, salallahu
alejhi ue selem, ka thënë:”Kushdo që u fal pa kënduar Ummul-Kur’an në të, ajo
(falja) është e mangët, ajo është e mangët, ajo është e mangët (e pamjaftueshme,
e paplotë).” (Muslimi)


Gjithashtu transmetohet se profeti, salallahu
alejhi ue selem, ka thënë:”All-llahu, subhanehu ue Teala, thotë:”Unë e kam ndarë
faljen midis Meje dhe robit Tim në dy pjesë (gjysma). Njëra gjysmë është për Mua
dhe gjysma tjetër është për robin Tim, dhe robi Im do ta ketë (gjejë) atë çfarë
kërkoi.” Pastaj i Derguari i All-llahut, salallahu alejhi ue selem, ka
thënë:”Këndo!” Robi tha:”Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve.”
All-llahu i Lartësuar thotë:”Robi Im më falënderoi Mua.” Robi thotë:”I
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.” All-llahu thotë:”Robi Im më lavdëroi.” Robi
thotë:”Sunduesi i Ditës së Gjykimit.” All-llahu i Lartësuar thotë:”Robi Im më
madhëroi.” Robi thotë:”Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë
kërkojmë.” Ai thotë:”Kjo është midis Meje dhe robit Tim dhe robi Im do ta gjejë
atë çfarë kërkoi.” Robi thotë:”Udhëzona në Rrugën e Drejtë, Rrugën e atyre të
cilëve u ke dhuruar mirësi (begati), jo në rrugën e atyre mbi të cilët është
Zemërimi Yt, dhe të atyre të cilët humbën.” Ai, më i Larti, thotë:”Të gjitha
këto janë për robin Tim dhe robi Im do të gjejë atë çfarë kërkoi.”
(Muslimi)


Gjithashtu transmetohet se profeti, salallahu
alejhi ue selem, ka thënë:”All-llahu nuk ka shpallur në Teurat apo Inxhil asgjë
(të ngjashme me të) si Ummul-Kur’an. Është es-Sa’bul Mathani (Shtatë Ajetet e
Përsëritura Dendur) dhe Kur’ani Madhështor, i cili më është dhënë mua.”
(Nesaiu dhe Hakimi)


“Me Emrin e All-llahut, i
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!”


Taberiu rahimehullah thotë:”All-llahu, e lartësuar qoftë
përmendja e Tij dhe të shenjtëruar qofshin Emrat e Tij, e mësoi Profetin e Tij,
Muhammedin, salallahu alejhi ue selem, e mësoi atë të fillonte veprat e tij me
përmendjen e Emrave të Tij të Bukur dhe e urdhëroi atë t’i përmendë ato përpara
çdo çështjeje të rëndësishme. Ai bëri me ato çka i mësoi Ai (All-llahu)
Sunnetin, të cilin të gjithë njerëzit do ta veprojnë një rrugë duke e ndjekur
atë dhe në përputhje me të, dhe ata janë të urdhëruar të fillojnë thëniet e
tyre, letrat e tyre, shkrimet e tyre dhe kërkesat e tyre me të… kështu që pasi
është kuptuar, kur ndonjëri thotë:”Me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotit,“ dhe fillon të këndojë një sure, kjo me qëllimin e tij:Unë po
këndoj me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ngjashëm me
thënien e dikujt:Bismilah, para se të ulet apo të ngrihet, apo diçka tjetër, e
cila mbart kuptimin e kësaj thënieje, e cila është:Ngrihem me Emrin e
All-llahut, Ulem me Emrin e All-llahut."


Ibnul Kajjim rahimehullah ka thënë:”Ju duhet të
dini se kjo sure,… përfshin përshkrimin e Atij, i Cili është i adhuruar, i
madhëruari, i lartësuari të jetë Ai, me tre Emrat e Bukur… të cilët
janë:All-llah, Rab dhe Rrahman.”


Taberiu, rahimehullah, thotë:”Të dy, Rrahman dhe
Rrahim, janë emra që burojnë prej foljes rrahima, (e cila do të thotë të tregosh
mëshirë, të jesh i dhembshur, i mëshirshëm) dhe të dyja këto bartin kuptimin e
“dikujt” që është i mëshirshëm.” Por, ato nuk kanë saktësisht të njëjtin kuptim…
Dijetarët e gjuhës arabe kanë rënë dakord se fjala Rrahman përmban cilësi më të
fuqishme se sa forma tjetër Rrahim. el-Erzemi, rahimehullah, thotë:”Rrahman,
tregon mëshirë për të gjitha krijesat ndërsa Rrahim tregon mëshirë për
Besimtarët.”


Ebu Sejjid el-Khudrij, radijallahu anhu, ka
thënë:”I Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Isa Ibn
Merjem ka thënë:”Rrahman është i Mëshirshmi vetëm në të ardhmen (ahiret) ashtu
siç është në dunja, ndërsa Rrahim është i Mëshirshmi në të ardhmen (vetëm në
ahiret).”


en-Nesajburi, rahimehullah, tregon se Ibn
Abbasi, radijallahu anhu, ka thënë:”E para gjë që solli Xhibrili te profeti,
salallahu alejhi ue selem, ishte ajo çka ai tha:”O Muhammed! Kërko strehim tek
All-llahu dhe thuaj:Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim.”


et-Taberi, rahimehullah, gjithashtu ka
thënë:”Kur Arabët dëshirojnë të flasin për diçka, është zakon i tyre që të
përmendin emrin e tij/saj në fillim dhe pastaj vijojnë me virtytet dhe cilësitë…
Tani, All-llahu, e lartësuar qoftë përmendja e tij, zotëron (ka) Emra me të
cilët asnjë prej krijesave Tij nuk mund të thërritet me to, të cilët Ai i
rezervon vetëm për Veten e Tij dhe jo për ato (krijesat), siç është emri
All-llah, Rrahman, dhe el-Khalik (Krijuesi).” Pastaj ai thotë:”All-llahu, e
Lartësuar qoftë përmendja e Tij, fillon prej Emrit të Tij, All-llah, sepse
askush veç Tij nuk ka të drejtë të adhurohet (e cila bëhet e ditur prej emrit të
Tij) në çfarëdo aspekti apo këndvështrimi.


Ngjashëm, duke iu referuar Ibn Xheririt,
rahimehullah, asnjë nuk ka të drejtë të përdorë apo të thërritet Rrahman, për
shkak se All-llahu e ka përmendur atë të dytën. Mirëpo, është e lejuar për
njerëzit që të përdorin emrin Rrahim, sepse All-llahu e ka vendosur atë të
tretin.


“Të gjitha falënderimet janë për
All-llahun, Zotin e Botëve”


Ibn Kethir tregon se Ibn Xherir et-Taberi, rahimehullah,
ka thënë se e gjithë mirënjohja (falënderimi) i përket vetëm All-llahut, veças
prej të gjithë atyre që adhurohen në vend të Tij, për begatitë e pallogaritshme
që u ka dhënë Ai robërve të Tij, për shëndetin të cilin Ai ua siguron organeve
të trupit, dhe për këtë veçse Ai e meriton që t’i bindesh, dhe për fuqinë e
gjymtyrëve të trupit, për të cilën veçse Urdhrat e Tij duhen zbatuar. Ai
gjithashtu i ka begatuar me mbështetjen, të cilën Ai ua ka siguruar atyre,
paaftësinë e tyre që të pretendojnë se është e drejtë, dhe kuptimet… të cilat do
t’i udhëheqin ata drejt jetës së përjetshme në Vendbanimin e Përjetshëm.
Prandaj, për të gjitha këto, falënderimet dhe lavdërimet i përkasin vetëm Zotit
tonë, në fillim dhe në mbarim.”


Ibn Xherir, rahimehullah, gjithashtu ka
thënë:”el-Hamdulilah është falënderim:All-llahu e falënderon Veten e Tij dhe na
drejtohet ne që të veprojmë ashtu, siç thotë Ai:
Thuaj:el-Hamdulilah…”


Ibn Abbasi, radijallahu anhu, thotë se
el-Hamdulilah është fjala e çdokujt që falënderon dhe kushdo që
thotë:”el-Hamdulilah,“ All-llahu thotë:”Robi Im më falënderoi.” (Ibn Ebi
Hatim)


Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka
thënë:”Përkujtimi më i mirë (për All-llahun) është La ilahe il-lall-llah, dhe
lutja më e mirë është el-Hamdulilah.” (Transmeton Ibn Maxhe,Tirmidhi, Nesai… e
të tjerë.)


“Zotin e të gjithë
Botëve"


Sunduesi është
Mbreti, Rregulluesi i çështjeve, dhe Rabb (Sundues) nuk duhet të thërritet
askush tjetër përveç All-llahut. Përderisa është e lejuar që të flasësh për të
zotin e shtëpisë për shembull, nuk është e lejuar që t’i drejtohemi dikujt
tjetër veç All-llahut si Sundues. Është thënë se është më i Madhi i Emrave (të
All-llahut). Sipas Ibn Xherijrit, rahimehullah, pronarit (zotëriut) të cilit i
bindesh është quajtur rabb; një njeri i cili vendos diçka në rregull apo e
vendos atë drejtë, është quajtur rabb; dhe ai i cili zotëron diçka është quajtur
rabb. Sidoqoftë, Sunduesi ynë është Zotëriu që nuk ka të barabartë, asgjë nuk
është e ngjashme, e njëjtë, e barabartë me sundimin e Tij. Ai është Rregulluesi
i çështjeve të krijesave të Tij, përmes begative të cilat Ai na i dhuron ato
bujarisht. Ai është Zotëruesi, të Cilit i përket Krijimi (i krijesave) dhe
sundimi. Sa për fjalët e Tij “botërat,” kjo i referohet botës së njerëzve dhe
xhinnëve në të gjitha kohërat dhe për të gjitha qeniet.


Ibn Kethir, rahimehullah, ka thënë se el-Alemin
(botërat) rrethojnë (përfshijnë) çdo gjë përveç All-llahut.


Tregohet se Ibn Abbasi, radijallahu anhu, ka
thënë:”Të gjitha falënderimet janë për All-llahun, Zotin (Sunduesin) e botërave
– të gjitha falënderimet janë për All-llahun, i Cili zotëron të gjithë krijimin,
qiejt, tokën dhe ç'ka në të dhe mes saj, ajo çka na është bërë e ditur dhe atë
që nuk e dimë.” Gjithashtu tregohet se ai ka thënë:”Zoti (Sunduesi) i njerëzve
dhe xhinnëve.”


“I Gjithëmëshirshmi,
Mëshirëploti”


Kurtubiu thotë
se All-llahu e përshkroi Veten e Tij si Rrahman dhe Rrahim pasi tha:”Të gjitha
falënderimet janë për All-llahun, Zotin (Sunduesin) e Botëve,“ me qëllim që të
frymëzojë te robërit e Tij frikë dhe shpresë, sepse All-llahu është Rrahman në
këtë Botë dhe Rrahim në të Përtejmen. All-llahu thotë:”Shpallu robërve
të Mi (O Muhammed) se Unë vërtet jam gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëploti. Dhe se
ndëshkimi Im është me të vërtetë ndëshkim i dhembshëm.” (el-Hixhr,
49-50)


Ai, më i Lartësuari, gjithashtu thotë:”…
por sigurisht (vërtet) që Zoti yt është i Shpejtë në Hakmarrje (ndaj të
pabindurve dhe të djallëzuarve), por sigurisht që Ai është gjithnjë Falës i
madh, Mëshirëplotë (ndaj të bindurve, të nënshtruarve ndaj Tij dhe të cilët
kërkojnë falje vetëm prej All-llahut dhe i kthehen Atij me pendim).” (el-Araf,
167)


Fjalët e Tij “i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti“
bartin nxitje/shtytje për të bërë mirë përderisa “Zoti (Sunduesi) juaj“ është
një kërcënim, frikësim që të mos bësh keq. Tregohet në autoritetin e Ebu
Hurejres, radijallahu anhu, se i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue
selem, ka thënë:”Nëse besimtari do ta dinte se çfaë ndëshkimi posedon All-llahu,
ai do të frikësohej që të besojë se përfundimi i tij është Xhenneti dhe nëse
jobesimtari do ta dinte se çfarë mëshire ka All-llahu, ai kurrë nuk do ta
humbiste shpresën dhe nuk do të dëshpërohej për Mëshirën e All-llahut.”
(Muslimi)


Kjo ndodh sepse nëse besimtari do ta dinte
ndëshkimin që i pret të pabindurit, terrorin ekstrem dhe tronditjet e ndëshkimit
të Zjarrit të Xhehenemit, kjo do ta bënte atë që t’i nënshtrohej me urtësi dhe
bindje të plotë, pa thirrje apo protesta. Ndërsa sa u përket jobesimtarët, sikur
ata ta dinin Mëshirën e All-llahut, ata kurrë nuk do t’i humbitnin shpresat prej
saj (nuk do të dëshpëroheshin kurrë).


“Zotëruesi i Ditës së
Gjykimit”


Sipas Ibn Kajjimit, radijallahu anhu, fjala e
parë në arabisht në këtë ajet prej disave lexohet:Malik (Zotërues) dhe prej disa
të tjerëve është Melik (Mbret ose Sovran) dhe që të dyja janë të
sakta.


Taberi rahimehullah, thotë se Melik rrjedh prej
fjalës 'Mulk' (mbretëri ose sovranitet) ndërsa Malik rrjedh prej fjalës 'Milk'
(zotërim ose posedim), siç është në fjalët e All-llahut:”… Ne do ta
trashëgojmë tokën dhe çfarë ka në të dhe te Ne do të kthehen të gjithë ata.”
(Merjem, 40)
Dhe ajeti tjetër:”Thuaj: i mbështetem (All-llahut)
Zotit të njerëzve, Mbisunduesit (Sovranit) të njerëzve.” (en-Nas,
1-2.)


Përkufizimi i All-llahut për Veten e Tij si
Zotërues i Ditës së Gjykimit nuk e mohon posedimin e Tij mbi krijesat e tjera,
sepse Ai sapo na bëri të ditur se Ai është Rabbil Alemin (Zoti i Botërave) dhe
kjo është e përgjithshme, në këtë jetë dhe të Pastajmen. All-llahu e ka
përmendur Ditën e Gjykimit vetëm me qëllimin që ta bëjë të qartë për ne se asnjë
nuk mund të pretendojë ndonjë gjë për veten e tij në atë Ditë, siç thotë
Ai:”Ditën kur Shpirti (Xhibrili) dhe melaiket do të paraqiten në rreshta
askush nuk do të flasë, përveç atij që i Gjithëmëshirshmi do ta lejojë dhe ai do
të flasë të drejtën.” (Nebe’, 38)


Dhe ajeti tjetër:”… dhe gjithë zërat do
të nënshtrohen për të Gjithëmëshirshmin. Asgjë nuk do të dëgjohet veç zhurmës së
lehtë të hapave të tyre.” (Ta-Ha, 108)


Tregohet se Ibn Abbasi, radijallahu anhu, ka
thënë:”Sunduesi i Ditës së Gjykimit“ – Asnjë nuk do të posedojë
(zotërojë) ndonjë gjë prej gjykimit në atë Ditë pranë Tij, siç veprojnë në këtë
dunja (botë). Ndërsa Jeumid-Din është Dita e Llogarisë për të gjitha krijesat
dhe Dita e Gjykimit, kur Ai do t’i gjykojë ata në bazë të veprave të tyre; nëse
janë të mira, Ai do t’i shpërblejë ato me të mira; nëse janë të këqija, Ai do
t’i shpërblejë ato me të ngjashme, përveç ato të cilat Ai do t’i falë.” Kjo
është thënë prej shumë Sahabëve dhe Selefëve tanë të mirë.


“Vetëm Ty të adhurojmë dhe prej Teje
ndihmë kërkojmë.”


Leximi më
i pranuar i fjalëve të para në këtë ajet në arabisht është:”Ijjake” (Ty), me
sheddeh mbi germën J. Sidoqoftë, Ibn Fajid e lexonte atë 'Ijaake,' pa
sheddeh, porse kjo është refuzuar sepse sipas Ibn Kethirit,
rahimehullah, 'Ijaa' do të thotë dritë e diellit. Gjithashtu tregohet se disa e
këndonin 'Ajake' dhe të tjerë 'Hijake.'


Fjala e dytë në ajet më së shumti këndohet (apo
është kënduar) 'Neste’ijn,' por është lexuar gjithashtu prej disave si
'Niste’ijn,' dhe ky është shqiptimi i fiseve Beni Asad, Rabij’ah dhe Beni
Temim.


“Adhurim” apo “Ibadeh,” në gjuhën Arabe ka
kuptimin të jesh i përmbledhur për dashurinë e plotë, nënshtrim dhe frikë. Në
këtë ajet, objekti i foljes, All-llahu, është përmendur i pari:Ty të adhurojmë.
Fjala 'Ijjake' (Ty) është përmendur dy herë në të njëjtin ajet me qëllim që të
theksohet se ne nuk adhurojmë tjetër veç All-llahut dhe ne kërkojmë ndihmë veçse
prej Tij, më të Lartit. Kjo është një bindje e plotë (totale) dhe e tërë feja
qëndron mbi këto dy kuptime:Adhurim dhe Vartësi (Ibadeh dhe Teuekul). Për shkak
të kësaj disa prej Selefëve e quajtën këtë sure Sirr el-Kur’an (Sekreti i
Kur’anit) dhe ky ajet është sekreti i sures Fatiha, ashtu siç sapo përmendëm, që
kur një musliman këndon këtë ajet në namaz, All-llahu thotë:”Kjo është midis
Meje dhe robit Tim, dhe robi Im do ta gjejë gjithë çka do të kërkojë.”
(Muslimi)


Ibnul Kajjim, rahimehullah, thotë:”Me të vërtetë
All-llahu nuk duhet të adhurohet (në mënyrë tjetër) veçse në mënyrën të cilën Ai
e do dhe kënaqet prej saj. Dhe adhurim është ta falënderosh Atë, ta duash Atë
dhe t’i frikësohesh Atij me fitreh (natyrshmërinë e njeriut kur lind) duke
besuar në Teuhidin e All-llahut. Thotë i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi
ue selem:”Çdo fëmijë është i lindur në fitreh, pastaj prindërit e tij e bëjnë
atë Çifut apo Kristian.” (Transmeton imam Malik)


Taberi, rahimehullah, thotë se ajeti ka
kuptimin:”Përpara Teje, o Ilahu (i Adhuruari) ynë, ne përulim vetet tona, i ulim
dhe i nënshtrojmë vetet tona, rrëfehemi, o Zoti ynë, sundimi të përket vetëm Ty
dhe askujt tjetër.


Ibn Abbasi, radijallahu anhu, thotë:”Xhibrili i
tha të Dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue selem:“O Muhammed!
Thuaj:Ijjake n’abudu.“ (Kjo ka kuptimin):”Ne deklarojmë se Ti je i Vetëm. Ty të
frikësohemi dhe te Ti shpresojmë, o Zoti ynë, dhe askujt tjetër.”


Në kuptimin e kësaj, Taberi, rahimehullah,
thotë:”Kjo përputhet me atë çka thamë, veçse ne e shpjeguam atë me terma (fjalë)
përuljeje, uljeje dhe nënshtrimi, më saktë sesa ato të shpresës dhe frikës. Por,
shpresa dhe frika vijnë vetëm prej nënshtrimit. “Ai më tej e shpjegon suren me
këto fjalë:”Ty, o Zot, të falemi (lutemi) për ndihmë, të adhurojmë dhe të
bindemi në të gjitha çështjet tona, dhe askujt tjetër, sepse kushdo që të
refuzon Ty, ai i lutet hyjnive false (të rreme) të cilat ai i adhuron dhe u
kërkon ndihmë në çështjet e tij, ndërsa ne të lutemi Ty për ndihmë në të gjitha
çështjet tona duke kushtuar vetet tona për të adhuruar Ty (dhe Vetëm
Ty).”


“Udhëzona në Rrugën e Drejtë.”
Është një marrëveshje sipas Ibn Kethirit, rahimehullah,
se leximi i saktë i fjalës Arabe “Sirat" (Rrugë) në këtë ajet është me germën
Sad, megjithëse është lexuar me germën Sin dhe me germën Ze. Është forma më e
mirë e kërkuar për të lavdëruar (falënderuar) All-llahun:”Ty të adhurojmë dhe
ndihmën Tënde kërkojmë,“ dhe pastaj t’i kërkosh Atij “Udhëzona në Rrugën e
Drejtë,“ për vete dhe për vëllezërit e motrat. Për këtë kjo është kërkesa më e
mirë që të përgjigjet. Dhe Udhëzimi i përmendur këtu është Udhëzimi i Drejtë e i
Suksesshëm. Dhe kërkesa është, bëje të qartë për ne të mirën dhe të keqen që ne
të mund të arrijmë sukses, ashtu siç thuhet në fjalët e njerëzve të
Xhennetit:”Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për All-llahun, i
Cili na udhëzoi ne për në këtë vend. Kurrë nuk do të kishim gjetur drejtim po të
mos na kishte udhëhequr All-llahu…“ (el-Araf, 43)


Ka pasur disa mosmarrëveshje rreth kuptimit të
saktë të fjalës 'Sirat' midis dijetarëve të Tefsirit (Mufesirëve). Është thënë
prej disave se është vetëm një gjë, e ajo është: Ndjekja e All-llahut dhe
Profetit të Tij. Gjithashtu është thënë se ka kuptimin:Libri i All-llahut dhe të
Kapurit Fort pas All-llahut (Siç thotë All-llahu, subhanehu ue
Teala:”Kushdo që mohon Tagutin dhe beson në All-llahun, atëherë ai ka
rrokur mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe All-llahu është i
Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” (el-Bekare, 256)


Është thënë gjithashtu se nënkupton Islamin dhe
kjo është Feja e All-llahut.


Muxhahid, rahimehullah, thotë:”Udhëzona në
Rrugën e Drejtë" është e Vërteta. Dhe kjo sipas Ibn Kethirit është shpjegimi më
i plotë, i cili nuk bie në kundërshtim me shpjegimet dhe All-llahu e di më së
miri. Është thënë gjithashtu se ka për qëllim Profetin, salallahu alejhi ue
selem, dhe Ebu Bekrin e Ummerin, radijallahu anhuma. Sipas Ibn Kethirit, kjo dhe
të gjitha thëniet e tjera janë të vërteta dhe nuk janë në kundështim me
njëra-tjetrën, sepse nënkupton që udhëzimi është duke ndjekur dhe duke iu bindur
të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem dhe pasardhësve të të tij të udhëzuar në
të drejtën. Dhe, kushdo që vepron kështu ka ndjekur të Vërtetën, Islamin, dhe
kushdo që ndjek Islamin ndjek Kur’anin, Librin e All-llahut dhe Kapjen e Fortë
të Tij dhe Rrugën e Drejtë të Tij, për të cilën u dërgua profeti i All-llahut,
salallahu alejhi ue selem. Çdo njëra prej këtyre kuptimeve përkrah (mbështet) të
tjerat.


Taberi rahimehullah thotë:”Sipas pikëvështrimit
tonë, kuptimi… është: Na mundëso që të ngulmojmë suksesshëm në Rrugën e
Drejtë.”


Pastaj ai përmend se Ibn Abbasi, radijallahu
anhu, ka thënë:”Xhibrili, alejhi Selam, i ka thënë Muhammedit, salallahu alejhi
ue selem:”Do të thotë (ka kuptim):Na frymëzo ne (që të ndjekim) Rrugën
Udhëzuese.”


Ibn Xheriri, rahimehullah, gjithashtu tregon se
është thënë se kjo ka kuptimin:”Na ngrit ne në Udhëzim, dhe kjo nuk ka
mospërputhje me thënien e parë:Shërbëtori duhet t’i kërkojë zotëriut të tij që
t’i japë atij sukses në zbatimin e detyrave, të cilat ai ia ka ngarkuar atij në
atë çka i ka mbetur prej jetës së tij.”


Ibnul Kajjim rahimehullah thotë:”Udhëzimi ka
kuptimin:shpjegim dhe qartësim, i pasur me sukses dhe frymëzim. Dhe nuk ka
mënyrë tjetër për të arritur shpjegimin dhe qartësimin përveç se prej të të
Dërguarve. Dhe kur shpjegimi dhe qartësimi të jenë arritur, ato shkojnë dorë më
dorë me Udhëzimin e Suksesit, besimi shtohet në zemrën dhe dashurinë e tij dhe
zbukurohet në zemrën e tij dhe ndikon tek ai pozitivisht, duke e bërë atë që të
kënaqet me të dhe që ta dëshirojë atë.”


“Në Rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar
Mëshirën Tënde, jo (në rrugën e) atyre që merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe
as në (rrugën e) atyre të cilët humbën.”


Profeti, salallahu alejhi ue selem, na lajmëroi
se All-llahu i Lartësuar thotë kur robi i Tij thotë:”Udhëzona në Rrugën e
Drejtë,” Ai thotë:“Kjo është për robin Tim, dhe robi Im do ta gjejë atë çfarë
kërkoi,“ dhe sipas fjalëve të Ibn Kethirit, Fjalët e All-llahut:”Në
Rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar Mëshirën Tënde,“
është tefsiri
(komentimi) i fjalëve të mëparëshme:”Udhëzona në Rrugën e
Drejtë,“
dhe atyre të cilëve All-llahu u dhuroi Mëshirën e Tij janë të
përshkruar në suren en-Nisa, ajeti 69:“Dhe kush i bindet All-llahut dhe
të Dërguarit (Muhammedit), atëherë ata do të jenë në shoqërinë e atyre mbi të
cilët All-llahu ka derdhur Mëshirën e Tij, (në shoqërinë) e Pejgamberëve, të
Sadikunëve (të të besuarve, ndjekësve më të afërt të Pejgamberit si Ebu Bekr
es-Siddik, e të tjerë), të Dëshmorëve (Martirëve, Shehidëve), të të drejtëve.
Dhe sa të shkëlqyer janë këta shoqërues!”


Sipas ed-Dahak, rahimehullah, Ibn Abbasi,
radijallahu anhu, thotë se ata të cilëve All-llahu u dhuroi Mëshirën e Tij janë
ata të cilët e adhuruan Atë dhe iu bindën Atij mes Melaikeve, Profetëve,
Besimtarëve dhe të Drejtëve, dhe kjo përputhet me atë çka thotë All-llahu në
suren en-Nisa. Sipas disa dijetarëve, ata mbi të cilët është Zemërimi i
All-llahut janë Çifutët dhe ata të cilët u humbën (devijuan) janë Kristianët.
Kjo është thënë prej Adij Ibn Hatijm, radijallahu anhu, dhe Sufjan Ibn Ujejneh,
rahimehullah, dhe është transmetuar prej shumë transmetuesve të tjerë me fjalë
të ndryshme por me ndryshim të vogël (afërsisht të njëjta me të parët). Shumë
ajete në Kur’an e mbështesin këtë që flasin për Zemërimin e All-llahut ndaj
Çifutëve dhe Kristianëve.


Taberi rahimehullah thotë:“Cilët janë ata që
marrin mbi vete Zemërimin e Hyjnisë, për të cilët All-llahu na urdhëron ne që
t’i lutemi (t’i kërkojmë) Atij që të mos jemi prej tyre? Ata janë të cilët
All-llahu i përshkruajti në Shpalljen e Tij siç vijon:“Thuaj (o
Muhammed, popujve të Librave të Parë):A t’ju njoftoj për një gjë akoma më të
keqe se ajo, duke patur parasysh shpërblimin nga ana e All-llahut: ata (çifutët)
të cilët tërhoqën mbi vete Mallkimin e All-llahut dhe Zemërimin e Tij, ata
(disa) prej të cilëve Ai i shndërroi në majmunë dhe në derra, ata të cilët
adhuruan Tagutin (perëndi e zota të paqenë); të këtillët janë në shkallën më të
keqe (në Ditën e Ringjalljes, në Zjarr të Xhehenemit) dhe tepër larg nga Rruga e
Drejtë (në jetën e kësaj bote).” (el-Maideh, 60)


All-llahu na lajmëron ne në këtë ajet për
ndëshkimin që u dërgoi (zbriti) atyre për shkak të mosbindjes ndaj Tij. Pastaj
Ai na thotë, si një gjest butësie për ne, si mund të ruhemi prej ndëshkimit që
ka rënë mbi ta (të mos bëhemi si shembulli i tyre), dhe kjo është Mëshira e
All-llahut për ne.”


Transmetohet prej Ammar Ibn Jassir, radijallahu
anhu, se i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Tryeza
(maideh) u zbrit prej Qiellit me bukë e mish, dhe ata (çifutët) u urdhëruan që
të mos jenë jobesimtarë dhe të mos rezervojnë për të nesërmen (mëngjes). Por ata
ishin jobesimtarë, rezervuan dhe lanë për në mëngjes (ushqim). Kështu ata u
shndërruan në majmuna e në derra.” (Tirmidhi)


Suren Fatiha duhet parë si shembull të
lavdërimit, falënderimit dhe madhërimit të Tij duke përmendur Emrat e Tij të
Lartë me domosdoshmërinë e besimit të Cilësive të Tij më Madhështore. Dhe ne
jemi të përkujtuar për Ditën e Gjykimit dhe për shpërblimin e Besimtarëve dhe
për pastërtinë e adhurimit, dhe se All-llahu nuk ka nevojë për ndërmjetësues dhe
Udhëzimi vjen vetëm prej All-llahut. Në të është inkurajimi për të bërë vepra të
mira dhe kërcënimi (frikësimi) kundrejt kryerjes së gjynaheve.


Ibn Kethiri, rahimehullah, thotë se është e
preferueshme (e pëlqyeshme) kompletimi i leximit të sures Fatiha duke thënë
“Amin!,” e cila do të thotë:”O All-llah! Përgjigju lutjes sime.”


ue’il Ibn Hexhr, radijallahu anhu, ka thënë: E
kam dëgjuar Profetin, salallahu alejhi ue selem, të thotë:”… jo (në
rrugën e) atyre që merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugën e) atyre
të cilët humbën - Gajril magdubi alejhim ueled-da~lin,“
pastaj tha
“Amin“ duke e zgjatur atë.” Transmeton Ebu Davudi dhe Imam Ahmed Ibn Hambel. Ebu
Davudi shton se profeti, salallahu alejhi ue selem, e ngrinte zërin e
tij.


Ky është fundi i tefsirit
(shpjegimit, komentimit) të sures Fatiha. Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet
janë për All-llahun, prej Tij buron (vjen) e gjithë Mëshira. All-llahu na
udhëzoftë të gjithëve në Rrugën e Drejtë!

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dhe është marrë prej Tefsirit të Taberiut, Ibn
Kethirit dhe Ibnul Kajjim



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shpjegimi i sures Fatiha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: